Aktualitet

“Mos bini pre e ndasive të partive politike”/ Kalo: Të djelën të përdorim forcën e votën për ndryshim

23 Prill 2021, 17:49 Nga DOSJA
“Mos bini pre e ndasive të partive politike”/ Kalo: Të

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje qytetarëve që të djelën të votojnë për ndryshimin. Në një postim në Facebook, Kalo u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bjen pre e ndasive partiake, por të mendojnë për të ardhmen e tyre. Kalo shkruan se në 25 prill, qytetarët duhet të shfrytëzojnë votën e tyre për ndryshim.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPËTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri….KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urrejtja ndaj njëri-tjetrit….Me mëndjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mënçurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë diktatoriale në të…..Dibranë, Elbasanlli, Shkodranë, Vlonjatë, Gjirokastritë, Tironsa, Korçarë, Myzeqarë, Krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër…..Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake….. KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!“, shkruan Kalo.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo zgjedhjet 25 prill 2021 tritan kalo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2021, 15:44

Video/ Aksident në Xibrakë, përmbyset kamioni

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në afërsi të fshatit Xibrakë. Pamje të siguruara nga dosja.al tregojnë që një ka...