Sport

Dhunoi dy gra, ish-futbollisti i Manchester United shkarkohet si trajner i përfaqësueses vetëm pak muaj para Europianit

23 Prill 2021, 18:36 Nga DOSJA
Dhunoi dy gra, ish-futbollisti i Manchester United shkarkohet si trajner i

UELLS-Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs është akuzuar për sulm ndaj dy grave, (një nga këto ish-partnerja). Kjo u raportua nga shtypi anglez, sipas të cilit ish-futbollisti do të paraqitet përpara gjykatës së Manchesterit dhe Salfordit të mërkurën më 28 Prill.

Giggs u la i lirë me kusht para seancës gjyqësore javën e kaluar. Giggs ishte në rolin e trajnerit të përfaqësueses së Uellsit, por Federata njoftoi se është shkarkuar duke e zëvendësuar me Robert Page.

“Federata Uellsiane e Futbollit ka marrë vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për të vazhduar me padinë kundër Ryan Giggs, trajner i ekipit kombëtar. Pas këtij vendimi FAË mund të konfirmojë që Robert Page do të marrë përsipër rolin e trajnerit të ekipit kombëtar, Ndihmës i tij gjatë “Euro 2020”, këtë verë, do të jetë Albert Stuivenberg “.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport giggs manchester united giggs manchester united

Sondazh

Poll