Aktualitet

ML-ja e tij “mollë sherri” në Elbasan/ Kush është Mehmet Gresa, sapo kishte dalë nga burgu në Angli, përveshi

23 Prill 2021, 09:41 Nga DOSJA
ML-ja e tij “mollë sherri” në Elbasan/ Kush

TIRANË– Mehmet Gresa, ishte “molla e sherrit” të përplasjes me armë zjarri në Elbasan pak ditë më parë, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani. 37-vjeçari, sipas Policisë së Shtetit, u ndalua nga mbështetës të Partisë Demokratike pasi dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votës. Grupi me rreth 10 persona, ndaluan Gresën deri në momentin që erdhi Policia dhe në lagjen Lef Nosi nisi edhe përplasja me armë zjarri.

Po kush është 37-vjeçari? I riu nga Elbasani është prangosur edhe në vitin 2017 pasi është kapur me kokainë, “mall” që nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 5 milion £. Gresa u prangos dhe u dënua me 6 vite burg për posedim të drogës së Klasës A.

Sipas mediave britanike, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e tij, ku edhe gjetën 2 çanta të tjera me nga 51 kilogramë kokainë dhe një makinë për numërimin e parave. Përveç tyre, në banesë shqiptari kishte edhe 80,632 paund cash.

“Gresa kishte për qëllim të përmbyste rrugët e Londrës dhe Britanisë së Madhe me një sasi të madhe kokainë. Ky ishte konfiskim i rëndësishëm,”-tha Jonathan Payne nga Skuadra e Krimit në Londër. Përveç burgut, 37-vjeçari u dënua edhe me një gjobë prej më shumë se 80,000.

Dje, Gresa doli me zë dhe figurë, për të dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen e Elbasanit. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mehmet greca vritet pjerin xhuvani mehmet greca vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2021, 09:15

KORÇË– Efektivi i policisë i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një 64-vjeçar në Korçë, ka rënë ditën e sotme në pranga.Shërb...