Aktualitet

Të dënuar me 15 vite burg për drogë dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë dhe Sarandë

17 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Të dënuar me 15 vite burg për drogë dhe armë,

Vlorë- Në prangat e Policisë ka rënë dy persona pasi ishin të dënuar me burg nga gjykata.  Nga policia është arrestuar H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq, pasi rezuton i dënuar me 12 vite burg nga gjykata greke për trafikim droge.  Po kështu është arrestuar edhe A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë pasi është i dënuar me 3 vite e 2 muaj burgim për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia ka bërë të mundur kapjen e dy prej tyre të dënuar me 12 dhe 3 vite burg.

Sarandë, Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq.

Shërbimet e Policisë në vijim të punës hetimore dhe kontrolleve të territorit kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjykata e Sarandës ka vendosur paraprakisht masën e sigurisë “Arrest me burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Vlorë, Shërbimet e Policisë së Selenicës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me anë të dy vendimeve në 2014 dhe 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet a.m arrestohet h.xh. dënimi me 12 vite burg h.xh arrestohet a.m arrestohet h.xh. dënimi me 12 vite burg h.xh

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 20:20

TIRANË- Pas akuzave të deputetes se Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, se artikulli i gazetës gjermane Bild është paguar nga opozita, ka reaguar për “Fa...