Aktualitet

Arrestohet në Itali “Doktor K”, kush është 27-vjeçari shqiptar i specializuar në grabitjen e shtëpive luksoze

17 Maj 2019, 08:43 Nga DOSJA
Arrestohet në Itali “Doktor K”, kush është

ITALI– Policia italiane ka arrestuar 27-vjeçarin me origjinë shqiptare, të specializuar për vjedhje në shtëpitë luksoze. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Doktor K”, emri i vërtetë i të cilit është Klodian Nikolli.

Pas arrestimit në shtator të vitit të shkuar, Gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” ndaj 27-vjeçarit. Por edhe pse nën arrest, ai u zhduk duke e thyer ligjin. Pas tre muajve në liri, më 8 maj një polic pikasi një makinë të bardhë tip “Benz”.

Duke qënë një njohës shumë i mirë të rastit të Nikollit dhe me një kontroll të targës, polici u vu në ndjekje të tij.

Në ndjekje e sipër, 27-vjeçari braktisi makinën e tij duke u përpjekur që të largohej nëpërmjet një gardhi. Por përfundoi në prangat e policisë.

Kjo nuk është hera e parë kur “Doktor K” ka rënë në prangat e policisë italiane. I akuzuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, Nikolli u depërtua njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas ishte rikthyer sërish në Itali.

Në shtëpinë e tij iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme.

Shqiptari, mburrej se ishte me specializim dhe me master në universitetin Bocconi të Milanos, një nga universitetet më të mira në Itali, prej të cilës kishte marrë edhe nofkën “Doktor”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet doktor k doktor k itali klodian nikolli arrestohet doktor k doktor k itali klodian nikolli

Sondazh

Poll