Aktualitet

Iu dogj makina e gruas/ Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë në “sitën” e Vettingut

17 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Iu dogj makina e gruas/ Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë

TIRANË– Gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, Sokol Binaj ka dalë para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit.

Sipas raportit të ILDKP, gjyqtari i justifikon të ardhurat e tij dhe ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë.

Pavarësisht hetimeve të ILDKP-së, KPK ka vijuar hetimet e pavarura. Si pasuri e Binajt rezulton se gjyqtari ka një apartament në Tiranë me sipërfaqe 62.9 m2 dhe një tjetër 77 m2 të dhuruar nga e motra në vitin 2017

Përveç pasurisë, gjyqtari është hetuar edhe në dy shtyllat e tjera të pasurisë. Sipas Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Binaj është i aftë profesionalisht, ndërsa sipas DSIK ai është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën dhe nuk ka kontakte të papërshtatshme.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari është shprehur i hapur për pyetje nga ana e trupës gjykuesë.

Biseda në sallë:

Gjyqtari Binaj: Nuk kam asgjë për të shtuar, jam i hapur për pyetje.

KPK: Kur keni jetuar në Itali çfarë angazhimesh keni pasur?

Gjyqtari Binaj: Në vitet 1990-1992 kam bërë konsulencë për firmat e huaja. Pas vitit 1992 kam pasur shoqërinië time për dhënie mjetesh me qera.

Po kush është gjyqtari Binaj?

Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia. Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Dy ditë më parë bashkëshortes së tij, koordinatores për mediet në Prokurorinë e Përgjithshme iu dogj makina.  Policia dyshon se ngjarja mund të lidhet me detyrën e gjyqtarit Sokol Binaj, dhe ka nisur të gjitha verifikimet për të zbuluar autorin. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk sokol binaj vettingu kpk sokol binaj vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 20:20

TIRANË- Pas akuzave të deputetes se Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, se artikulli i gazetës gjermane Bild është paguar nga opozita, ka reaguar për “Fa...