Aktualitet

Nuk mbyllën lojërat e fatit, kapen duke luajtur poker, procedohen dy pronarët e dy subjekteve në Berat

17 Maj 2019, 07:31 Nga DOSJA
Nuk mbyllën lojërat e fatit, kapen duke luajtur poker, procedohen dy

BERAT- Dy persona janë proceduar penalisht, pasi vijonin të ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se janë proceduar shtetasit me iniciale: E.T, 60 vjeç, dhe M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat.

Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer, janë sekuestruar 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë.

Njoftimi i policisë Berat:

Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proçeduan penalisht shtetasit:

E.T, 60 vjeç.

M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat.

Proçedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat lojera fati procedohen 2 persona berat lojera fati procedohen 2 persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 20:20

TIRANË- Pas akuzave të deputetes se Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, se artikulli i gazetës gjermane Bild është paguar nga opozita, ka reaguar për “Fa...