Serbia vendi i parë në Ballkan që arrin marrëveshjen me Moderna, në tetor vijnë dozat e para
23 Prill 2021, 07:24Nga DOSJA
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të enjten se ky shtet ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane Moderna për blerje të vaksinave kundër koronavirusit.
Sipas tij, vaksinat e kësaj kompanie duhet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit tetor.
Në një bisedë me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, ai ka thënë se Serbia nuk ka testuar vaksinat kineze apo të ndonjë kompanie tjetër, dhe se të cilat vaksinat që kanë blerë autoritetet serbe, kanë kaluar të gjitha fazat e testimit.
“Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka, ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët”,– ka thënë Vuçiç kur është pyetur lidhur me “diplomacinë e vaksinave” të Serbisë në rajon.
Ai ka thënë se Serbia nuk ka blerë vaksina në baza gjeopolitike, dhe se ka pasur parasysh shpëtimin e jetës së njerëzve.
Serbia ka siguruar vaksina të kompanisë amerikane, Pfizer, britanike, AstraZeneca, ruse Sinopharm dhe ruse Sputnik V.
Vaksinat ruse dhe ato kineze ende nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Marrë nga REL.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI- Ditën e djeshme u arrestua një shqiptar në Itali i identifikuar si Endri Elezi, i akuzuar si ndihmë i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i aten...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Napoli të Italisë ku një 36-vjeçar ka goditur me thikë një banakier shqiptar.Ferdinando Russo nga Napoli hyr...
SERBI-Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë.Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga ...
GREQI- 4 tonë e 387 kilogramë kanabis janë kapur ditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se droga e kapur shkon në vlerën e 33 milion eurove.Droga u zbulua n...
SHBA, OHIO– Disa orë pasi turmat e njerëzve në Minneapolis festuan dënimin e policit Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd, një protestë shpërtheu në O...
KOSOVË – Ndërron jetë nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija.Lajmin e ka konfirmuar në facebook Mrizi i Zanave, duke shtuar ...
UKRAIN– Prezantuesja televizive Anastasia Lugovaya e emisionit “Inter” ka rikujtuar në rrjetet sociale sulmin brutal nga Vitaly Rudzko teksa po udhëtonte në tr...