Bota

Tërbohet italiani/ Rreh gruan dhe plagos banakierin shqiptar për shkak të xhelozisë, dorëzohet pas 8 orëve arrati

23 Prill 2021, 07:09 Nga DOSJA
Tërbohet italiani/ Rreh gruan dhe plagos banakierin shqiptar për shkak

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Napoli të Italisë ku një 36-vjeçar ka goditur me thikë një banakier shqiptar.

Ferdinando Russo nga Napoli hyri në një lokal ku punonte gruaja e tij, e goditi me grusht dhe nxori një armë dhe qëlloi banakierin shqiptar që të mos bënte asnjë veprim.

Sipas mediave italiane, dyshohet se Russo ka vepruar nga xhelozia, teksa mbetet paqartë se ku e ka hedhur ose fshehur armën që kishte me vete. Shqiptari, i cili ishte dhe menaxher i lokalit ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj ngjarje Russo mori me vete djalin e tij 17-vjeçar dhe qëndroi së bashku me të në arrati. Por në mbrëmje, u bind që të dorëzohej në polici dhe pranoi gjithçka kishte ndodhur. Ai ishte një emër i njohur për policinë italiane pasi në dhjetor të vitit 2007, u arrestua për tregtinë e kokainës në Novellara.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ferdinando russo plagoset shqiptari ne itali ferdinando russo plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll