Bota

Dalin detaje nga arrestimi i shqiptarit i cili furnizoi me armë sulmuesin në masakrën e Nicës, jetonte i pashqetësuar në q

23 Prill 2021, 07:17 Nga DOSJA
Dalin detaje nga arrestimi i shqiptarit i cili furnizoi me armë sulmuesin

ITALI- Ditën e djeshme u arrestua një shqiptar në Itali i identifikuar si Endri Elezi, i akuzuar si ndihmë i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i atentatit terrorist të ndodhur më Nisë të Francës më 14 korrik 2016, ku humbën jetën 86 persona.

Sipas mediave italiane, Elezi jetonte i pashqetësuar në Sparanise të qytetit italian të Kazertas.

Elezi jetonte në qendër të Sparanise, në një apartament në rrugën Solimene, me bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, dhe punonte si punëtor krahu në agrikulturë, si pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij që jetojnë prej vitesh në komunën e Kazertanos.

Ai u arrestua pikërisht në momentin kur po shëtiste me të birin në rrugë.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku i Sparanise i cili thotë se Elezi që ishte në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua ditën e djeshme, nuk bënte asgjë për tu fshehur nga policia.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali endri elezi masakra ne france arrestohet shqiptari ne itali endri elezi masakra ne france

Sondazh

Poll