Politike

“Është gënjeshtër elektorale”/ Basha: Nuk ka projekt për portin e Durrësit

22 Prill 2021, 21:06 Nga DOSJA
“Është gënjeshtër elektorale”/ Basha: Nuk ka

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur projektin e PS-së për Portin e Durrësit si një gënjeshtër elektorale. I ftuar në “Open”, Basha ka thënë, se Rama nuk ka fonde për ta mbajtur këtë premtim që ka dhënë dhe se është një gënjeshtër tjetër e tij.

Basha është shprehur se në 8 vite, Rama premtoi 300 mijë vende pune, legalizime falas, shëndetësi falas, të cilat nuk i ka mbajtur. Ai gjithashtu u shpreh se një person që nuk ka mbajtur premtimet për 8 vite nuk do t’i mbajë as për 4 vite të tjera.

“Projekti për Portin e Durrësit është një gënjeshtër elektorale për të zhvendosur një benzinatë 100 metra duhen bërë sa e sa investime. Ky u thotë shqiptarëve, ju merr përsipër shqiptarëve që të zhvendos portin e Durrësit kur, si me çfarë fondesh. Pra, është fare e qartë dhe fare e thjeshtë janë marifete elektorale. Janë gënjeshtra për, shikoni 8 vite ka premtuar 300 mijë vende pune, nuk i ka sjellë, legalizimet falas s’i ka sjellë, shëndetësi falas e pamë pandemia e nxori fare zbuluar në çfarë gjendje është.

Arsimin e la, reformën në arsimin e lartë e rrënoi. Tani, 8 vite me radhë ka dështuar dhe po troket prapë dhe 4 vjet të tjera prapë me mashtrime?! Unë besoj se çdo shqiptar e ka të qartë. Një njeri që 8 vite nuk bëri dot asgjë nuk ka për të bërë dot gjë 4 vitet e ardhshme prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohet se 25 Prilli është dita që i ndan edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluam apo ndryshim?!”, tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll