Politike

Kryemadhi: Shqiptarët kanë një zgjedhje për të bërë: Të jetojnë në Shqipëri apo të jenë azilkërkues në Evropë 

22 Prill 2021, 20:52 Nga DOSJA
Kryemadhi: Shqiptarët kanë një zgjedhje për të

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përmbyllur fushatën elektorale ditën e sotme në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht në djelën që të marrin pushtetin nga duart e oligarkëve. Kryemadhi tha se në 25 prill, shqiptarët kanë vetëm dy zgjedhje për të bërë, të cilat janë të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen si azilkërkues në Evropë.

“Motra dhe vëllezër, në këtë shesh që mban emrin e të shenjtës Nënë Tereza e bekoftë LSI-në, bekoftë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, e bekoftë Shqipërinë. Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI, 153 kandidatët, 153 heronj, të cilët përballen me balozin që po ngordh çdo minuta dhe sekondë, i cili numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, por ju jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve. Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë.  Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore.

Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet. Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh. Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj. Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll