Politike

A do ta pranosh rezultatin e zgjedhjeve po humbe?/ Basha: Koalicioni ynë do t’i fitoj thellë këto zgjedhje

22 Prill 2021, 21:03 Nga DOSJA
A do ta pranosh rezultatin e zgjedhjeve po humbe?/ Basha: Koalicioni ynë do

TIRANË- I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!

I pyetur nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike është shprehur se më 25 prill PD do ti fitojë thellë këto zgjedhje dhe do të jetë kryeministër i çdo shqiptari.

-Ne e refuzojmë dhunën do ta mbrojmë demokracinë, çfarë kuptoni me këtë?

Kështu siç kemi bërë dhe do të bëjmë, të dalin masivisht, çdo votë të numërohet dhe të vij ndryshimi që sot është një aspiratë që tejkalon kufijtë.

-A do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve?

Nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse largimi i Ramës. Nuk ka rezultat humbës për PD, PD do ti fitojë thellë këto zgjedhje, koalicioni ynë do ti fitojë thellë këto zgjedhje, do të jem kryeministër i çdo shqiptari. Edhe Edi Rama e di që ka humbur. Incidente të blerjes së votave i bën një i dëshpëruar. Më 25 prill përgjigjen do ta marrin në kutitë e 25 prillit. Një aktivist dhe tre kriminelë të lidhur me Edi Ramën që futen dhe qëllojnë mbi të, 8 vite dështime na kanë sjellë këtu.

MARRË NGA TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll