Politike

Berisha: PD, 5 pikë përpara PS në sondazhe. Rama merr fund si kryeministër më 25 prill

22 Prill 2021, 21:06 Nga DOSJA
Berisha: PD, 5 pikë përpara PS në sondazhe. Rama merr fund si

TIRANË– Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha, u shpreh i sigurtë që PD është shumë përpara PS në sondazhe, ndërsa e shikon 25 prillin si fundin e Ramës si kryeministër.

‘Rama si kryeministër merr fund edhe ka zero alternativë që të dorëzojë pushtetin. Rama si kryetar i PS do të mbetet derisa kjo parti të ndërrojë edhe 3 herë emrin. Prandaj të përgatiten se ai nuk e lëshon. Mund ti vendosë një emër tjetër Partisë Socialiste, por ai nuk ikën. Ai ka një koncept që nuk bën zgjedhje në atë parti. Kur humbi zgjedhjet bëri referendum që të mos votohet kryetari. Të vetmen gjë që ai do bëjë do ta marrë atë parti, do e mbajë dy vite, do i ndryshojë emrin, derisa ai të penalizohet.

Partia Demokratike është sot 5 pikë para Partisë Socialiste. Unë po marr vetëm kompaninë e sondazheve NOTO që e nxjerr 45 me 45. Kur njerëzit e opozitës me njerëzit e qeverisë nuk shprehen njëlloj. Kjo sepse opozita i ka më të ndrojtur të vetët. Dhe unë e lexoj për PD, 50 me me 45. Edi Rama ëshët njeriu i negativitetit. Por ndaj Sali Berishës nuk ka fituar kurrë me negativitet,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll