Basha ironizon projektet e Ramës: U kujtua tre javë para se ta largojnë shqiptarët
22 Prill 2021, 20:31Nga DOSJA
TIRANË- Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.
Basha: Nuk ka projekt për Durrësin. Ku i ke negociatat? Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Si u kujtua një person për projektin 3D vetëm tre javë para se ta largojnë shqiptarët? Çdo investim që i ndihmon shqiptarët do ecë përpara.
Janë të gjitha projekte 3D pas 8 vitesh dështim. Thonë që do tu legalizojë shtëpitë e ia shembin në mëngjes me gaz lotsjellës. Rritja e pagave nuk bëhet me vendim qeverie.
Gazetari Mentor Kikia e pyeti nëse është gati të vendosë drejtësi për mënyrën si shfrytëzohen burimet minerare, për të cilën Basha u përgjigj:
“Shqipëria i ka mundësitë të garantojë punë. Edi Rama premtoi dhe shkoi në drejtimin e kundërt dhe në cdo premtim ka dështuar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, është vend i pasur. Provat i kemi se kur dalin jashtë, shkëlqejnë në vende kur janë larg familjes e shoqërisë. Plani ynë nuk vjen si prodhim paraelektoral.
Qindra ekspertë, 3 janë etapat ku ka kaluar programi. Nga 25 prilli jemi gati për zbatimin e programit. Fatura fillon vitin e parë 400 milionë euro dhe në fund të mandatit shkon në 500 milionë euro. 150 deri 200 milionë euro shkon në administrimin e të ardhurave.”
MARRË NGA TOP CHANNEL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon e publikuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kaloi me një auto-kolonë mjetesh para shtëp...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se arsyeja që Edi Rama nuk pranoi që të dilte në përballje me të është se nuk jepte dot shpjegim për premtimet ...
TIRANË- I ftuar në “Open”, Kryedemokrati Basha ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se fitorja e PD më 25 prill do të mundësojë që kj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur deklaratën e bërë prej tij një natë më parë, kur tha se do të largohej nga drejtimi i Partisë Socialiste ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se Suel Çela, i njohur për përfshirjen e tij në botën e errët të krimit në Elbasan, ka mbetur gjith...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur nëse po bën marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha, përmes Gjermanisë. I ft...