Politike

Rama nuk e pranoi në debat, Basha: Nuk ka përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në 8 vite

22 Prill 2021, 20:12 Nga DOSJA
Rama nuk e pranoi në debat, Basha: Nuk ka përgjigje për

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se arsyeja që Edi Rama nuk pranoi që të dilte në përballje me të është se nuk jepte dot shpjegim për premtimet që ka mbajtur. I ftuar në “Open”, Basha ka thënë kërkesën për debat nuk e ka bërë për vetën e vetë po për të kërkuar besimin e qytetarëve dhe që të shpjegojë se çfarë vizioni ka për 4 vitet e ardhshme.

“Mendoj se për politologët kjo fushatë do të ketë një interes të madh në të ardhmen sepse do të jetë e para në dijeninë time ku kryeministri në ikje merret gjithë kohën me kandidatin për kryeministër dhe nuk ka absolutisht asnjë përgjigje për të vetmen pyetje të cilit duhet ti përgjigjur “Kishe 8 vjet të gjithë pushtetin. Të gjithin! 4 vitet e fundit absolutisht gjithçka dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetëm. Çfarë bërë? Pse i shmangesh? E gjitha kjo është një taktik shmangie siç është shmangur dhe kërkesës time për debat. Tani dua ta sqaroj. Kërkesën për debat nuk e kam bërë për veten time. Por unë për nga formimi, për nga mendësia, për nga kultura që kam, siç kam parë në çdo vend perëndimor, e di që është detyrim i atij që ka qeverisur për 8 vite dhe mua që kërkoj besimin e shqiptarëve për të qeverisur 4 vitet e ardhshme, të ballafaqohemi para shqiptarëve. Ai të shpjegojë çfarë ka bërë 8 vite me premtimet e tij dhe unë të shpjegoj çfarë vizioni kam, çfarë plani ka, çfarë programi”, tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll