Politike

“Do më votosh mua”/ Rama përshëndet Zahon nga mitingu në Tiranë: Linda nuk e la të vinte

22 Prill 2021, 16:49 Nga DOSJA
“Do më votosh mua”/ Rama përshëndet Zahon nga mitingu

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur djalin e tij të vogël nga sheshi “Skënderbej”.

Teksa mbylli fushatën për Tiranën, Rama tha se Zaho kishte dashur që të shkonte në shesh, por nuk e kishte lënë Linda, duke i thënë të voglit se ai nuk kishte moshë për të votuar e për këtë arsye, s’kishte pse të shkonte në shesh.

“Shumë faleminderit të gjithëve, shumë faleminderit. Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte, po Linda i tha Zaho nuk mund të shkosh atje sepse nuk voton. Zaho tha kur do votoj unë, do votosh kur të rritesh. Po mirë kur unë të rritem, ti do të më votosh mua i tha të ëmës. Unë nuk i thashë Zahos që për të shkuar deri këtu duhet të bëjë shumë patronazhime,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama mbyll fushatën në Tiranë: Masakra e Elbasanit më bëri krenar për patronazhistët, Luli ka tre shtëpi dhe duket sikur ka dalë nga sauna. Ktheni në shtëpi Metën, ai që e voton, turpëron të gjallë e të vdekur

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll