Aktualitet

Grabitet gjatë natës marketi në Elbasan, autorët me maska për dy minuta shqyejnë qepenin dhe marrin paratë

17 Maj 2019, 05:50 Nga DOSJA
Grabitet gjatë natës marketi në Elbasan, autorët me maska

Elbasan- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vjedhur një market në lagjen 5 maji në Elbasan. Mësohet se fillimisht autorët kanë dëmtuar qepenin dhe më pas kanë hyrë në market.

Dyshohet se kanë qenë dy grabitës me maska të cilët pasi kanë hyrë brenda marketit kanë marrë 200 mijë lekë të reja që ndodheshin në kasë.

Në kamerat e sigurisë duken dy persona, njëri prej të cilëve me kapele dhe tjetri me kapuç, të cilët hapin me forcë derën e biznesit dhe për afro dy minuta kryejnë vjedhjen dhe largohen njëri pas tjetrit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autorët marrin 2 mln lekë grabitet marketi në elbasan autorët marrin 2 mln lekë grabitet marketi në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 20:20

TIRANË- Pas akuzave të deputetes se Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, se artikulli i gazetës gjermane Bild është paguar nga opozita, ka reaguar për “Fa...