Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelës, dënohen me 14 vite burg vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi

22 Prill 2021, 13:06 Nga DOSJA
Vrasja e Indrit Çelës, dënohen me 14 vite burg

TIRANË– Vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi janë dënuar me 14 vite burg për vrasjen e Indrit Çelës, ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2019. Mësohet se vendimi është dhënë gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës. Griseldo Kusi është dënuar me 12 vite burg, pasi është personi që ka shkrepur armën e zjarrit ndërsa vëllai i tij Albano me dy vite, pasi akuzohet si bashkëpunëtor.

Më herët, në shkurt të këtij viti, Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg për dy vëllezërit Kusi, por për shkak të procesit gjyqësor që u bë me procedurë të shkurtuar, vitet janë ulur.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Indrit Çela, 26 vjeç u vra mëngjesin e 22 gushtit pasi u qëllua me një plumb në kokë. I punësuar si teknik kondicioneri, bashkë me shokun e tij, Lorenc Veliaj, Çela kryente punën e tij si teknik, tek biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit.

Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelën me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi indrit çela albano kusi griseldo kusi indrit çela

Sondazh

Poll