Aktualitet

Ishte i shpallur në kërkim për vjedhje me armë, bie në pranga 33-vjeçari në Kakavijë

22 Prill 2021, 12:31 Nga DOSJA
Ishte i shpallur në kërkim për vjedhje me armë, bie në

KAKAVIJË–  Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës, pasi është shpallur fajtor për një vjedhje me armë.

Policia bën me dije se i riu F.K., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari arrestohet 33 vjecari

Sondazh

Poll