Aktualitet

‘S’ka pasur raste të evidentuara të dhunës’/ Pyetet për deklaratat e ambasadorëve dhe OSBE, Veliu: Nuk kemi nevojë p

22 Prill 2021, 12:07 Nga DOSJA
‘S’ka pasur raste të evidentuara të dhunës’/

ELBASAN– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha para gazetarëve se kanë nevojë për mbështetje dhe jo për stres apo frustrim. Kjo ishte dhe deklarata që u tha pas pyetjes se si do ti përgjigjen ambasadës dhe OSBE.

Veliu tha se policia e Shtetit dhe ajo e Elbasanit janë një. Ai shtoi se deri më dje, s’ka pasur raste të evidentuara të dhunës si dhe kanë gati planin për menaxhimin e situatës zgjedhore.

I pyetur se si nisi shkëmbimi i zjarrit, Veliu nuk zgjodhi që të komentonte vetëm tha se kjo është pjesë e dosjes hetimore.


PYETJE-PËRGJIGJE:

Veliu: Dua ti përgjigjem pyetjes së dytë, i vetmi institucion që është përgjegjës për kontrollin e territorit është vetëm Policia e Shtetit. Kodi Zgjedhor normon detyrimet e subjekteve partiake, nuk është përcaktuar asnjë nen dhe asnjë gërmë krijimi i strukturave paralele.

Pyetja: Policia a do të marrë masa shtesë për incidentet nëse do të kemi në datën 25?

Veliu: Policia e Shtetit dhe ajo e Elbasanit janë një. Ne kemi detyrim ligjor dhe detyrimi nuk nis sot, deri më dje, s’ka pasur raste të evidentuara të dhunës. Kemi planin gati dhe kapacitetet për të menaxhuar çdo lloj situate.

Pyetja: OSBE dhe Ambasadat kanë varur shpresat tek ju dhe tek prokuroria? Kishit ju informacione më parë?

Veliu: Grupi hetimor është këtu, po punojmë me të gjitha kapacitetet dhe forcat në terren, po bëjmë punën për kapjen e personave që janë shpallur në këkrim. Shpresojmë që me punën që do të bëhet pse jo edhe këta persona të përgjigjen për atë që prokuroria dyshon për ta. Policia është e angazhuar, ne i kemi të gjitha kapacitetet. Policia s’ka nevojë për frustrim dhe stres, por për mbështetje. Nuk kemi nevojë për intimidim.

Policia e Shtetit është një nga hallkat e hetimit dhe çdo detyrë që do të na vijë nga prokuroria do të veprohet me shpejtësinë maksimale.

Pyetja: Si ka nisur shkëmbimi i zjarrit?

Këto janë pjesë e dosjes hetimore…Nëse prokurorët kanë pika që duan të japin informacion, le të flasin.  Ka ardhur një njoftim për prezencën e tri furgonave që tri mjete po kryenin veprime dhe që ishin të armatosur.

LAJMI KRYESOR: Masakra në Elbasan/ Ardi Veliu me prokurorët në konferencë: Grupi i PD njoftoi policinë për një makinë që shpërndante para, 11 të arrestuar, 1 i shpallur në kërkim! (S’JEP TË DHËNAT KUSH QËLLOI I PARI)

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu vritet pjerin xhuvani ardi veliu vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll