Aktualitet

Masakra e Elbasanit! Prokurori: Dinamika është e ndërlikuar, të gjithë të ndaluarit janë të dyshuar

22 Prill 2021, 12:25 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit! Prokurori: Dinamika është e ndërlikuar,

ELBASAN– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Vlorës, Ardi Veliu së bashku me prokurorët e çështjes dolën në një konferencë për shtyp, pak orë pas masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Një nga prokurorët, Alfred Sheho bëri të ditur se dinamika e hetimit është e ndërlikuar e se janë sekuestruar shumë prova materiale që janë dërguar për ekzaminim pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Ndër të tjera, u zbulua se tashmë janë nxjerrë dy urdhëra ndalimi për dy të shtëna nga armë të ndryshme. Pjesë e dëshmitarëve janë dhe policë të shtetit. Në fund, Sheho tha se nuk janë gjetur materiale zgjedhore.


PYETJE-PËRGJIGJE:

Veliu: Dinamika e hetimit është e ndërlikuar dhe të lutem çështja ka ndodhur dje, janë sekuestruar shumë prova materiale që janë dërguar për ekzaminim pranë Institutit të Policisë Shkencore. Të gjithë të ndaluarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Pyetja: A është shtetasi i parë që qëlloi?

Sheho: Janë nxjerrë dy urdhër ndalimi për dy të shtëna nga armë të ndryshme.  Të gjithë dëshmitarët janë edhe policët e Policisë së Shtetit. Veprimet hetimore i kemi kryer të gjitha me përpikmëri.

Pyetja: Viktima a kishte armë?

Sheho: Është hetimi që do ti sqarojë të gjitha këto.

Pyetja: A mund të ishte parandaluar? Si u përfshinë viktima, Klement Xhaferri dhe personat e tjerë në këtë ngjarje?

Sheho: Është hetimi që do ti sqarojë të gjitha këto. S’janë gjetur materiale zgjedhore.

LAJMI KRYESOR: Masakra në Elbasan/ Ardi Veliu me prokurorët në konferencë: Grupi i PD njoftoi policinë për një makinë që shpërndante para, 11 të arrestuar, 1 i shpallur në kërkim! (S’JEP TË DHËNAT KUSH QËLLOI I PARI)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfred sheho ardi veliu alfred sheho ardi veliu

Sondazh

Poll