Aktualitet

Masakra në Elbasan/ Ardi Veliu me prokurorët në konferencë: Grupi i PD njoftoi policinë për një makinë që shpërndante

22 Prill 2021, 11:47 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan/ Ardi Veliu me prokurorët në konferencë:

ELBASAN– 24 orë pasi plumbat terrorizuan qytetin e Elbasanit, kryepolici i Republikës, Ardi Veliu bashkë me anëtarët e grupit hetimor, dolën në një konferencë për mediat për të sqaruar opinionin publik për ngjarjen e rëndë ku vdiq Pjerin Xhuvani, 56 vjeç. I pari që e mori fjalën ishte Ardi Veliu, i cili njoftoi se akuzohen për vrasje dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami, një person me rekorde kriminale, i skeduar për përplasjen me Policinë në 2017, pjesë e grupit të Suel Çelës. Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, M.G., që Dosja.al mësoi se është Met Gresaj. 


Kush janë të arrestuarit e tjerë? Të arrestuar janë 11 persona, të cilët janë: Arbër Paplekaj, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erion Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, Eldjo Beko. Përse akuzohen?

11 emrat janë pjesë e grupit SMV në Partinë Demokratike, dega Elbasan dhe akuzohen se kanë marrë peng Met Gresajn, i cili po udhëtonte në makinën tip ML. I shpallur në kërkim është Klement Xhaferri, i njohur si Kel Çami, i cili akuzohet për vrasje.

Por si ka ndodhur e gjithë ngjarja? Edhe pse Ardi Veliu u tregua i rezervuar në dhënien e detajeve, versioni i treguar sot nga policia lë për të dëshiruar dhe ende publiku është i pasqaruar. Dje, rreth orës 14:00, Arjan Hoxha, përgjegjës i sigurisë në shtabin elektoral të Partisë Demokratike ka denoncuar se në rrugën “Lef Nosi”, kishte një incident me disa persona. Në vendngjarje ka mbërritur forca Shqiponja dhe dy zv.drejtorë policie në qark. Në këtë moment, Arjan Hoxha iu ka thënë policëve se ka bllokuar një person që po kryente blerje votash. Personi në fjalë është Met Gresaj, i cili drejtonte një makinë tip ML, dhe që sipas Policisë, grupi i SMV-së në PD, i preu rrugën dhe i mori çelësin e makinës.

Edhe pse i vuri theksin faktit se grupi i SMV-ve janë ish-policë dhe ish-ushtarakë dhe se nuk jetojnë në Elbasan, ata qarkullonin nëpër qytet me furgonat e PD.

Ku ngelet bosh historia?

Versioni i rrëfyer sot nga policia e Shtetit, kalon thatë çështjen e përplasjes me armë zjarri. Nëse tek profili i grupit të SMV-ve, kryepolici Ardi Veliu nuk u kursye, tek dinamika e vrasjes, sërish nuk u raportua detaji kryesor: Kush qëlloi i pari?

Policia thotë se konflikti tejkaloi duke u përdorur armët dhe viktimë ngeli: Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Ardi Veliu u kujdes 5 herë që të deklaronte se deklarimi i të dhënës se kush qëlloi i pari, ishte një e dhënë sensitive, pjesë e hetimit. Mohim pati edhe për pretendimin e Partisë Demokratike. Sipas policisë, brenda Benzit tip ML, që ishte pa targa, nuk kishte sende të paligjshme. Policia nuk sqaroi as rolin e Pjerin Xhuvanit dhe Klement Xhaferrit në këtë ngjarje, kur grupi i PD kishte ndaluar dhe “marrë peng”, Met Gresajn, dhe jo viktimën dhe krahun e djathtë të Suel Çelës.

Po njësoj i rezervuar ishte edhe prokurori Alfred Shehu, i cili nuk pranoi të tregonte se kush sipas hetimit kishte qëlluar i pari. Shehu tha se media duhet të fokusohet tek fakti që janë lëshuar dy urdhëra ndalimi për vrasje, një për ish-policin e RENEA-s, Arbër Papleka dhe një për Klement Xhaferrin, të cilin policia dhe prokuroria e akuzojnë për vrasje të mbetur në tentativë.

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfred shehu ardi veliu eldjo beko erald guga erion demushi met gresaj nuredin kasm roland xhepa taulant ymeri vritet pjerin xhuvani alfred shehu ardi veliu eldjo beko erald guga erion demushi met gresaj nuredin kasm roland xhepa taulant ymeri vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll