Politike

Mero Baze i përgjigjet Metës: S’ka akuzuar njeri Ramazanin, por ty! Vishesh me kapuç e pret ferrave njerëz problematikë

22 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Mero Baze i përgjigjet Metës: S’ka akuzuar njeri Ramazanin, por

TIRANË– Gazetari dhe botuesi Mero Baze i është kundërpërgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta lidhur me lajmin e publikuar në median e tij se kreu i shtetit kishte takuar personazhe të ashtuquajtur “OFL”. Menjëherë pas konferencës së Metës sot, Baze i kërkoi presidentit që të qetësohej, duke përsëritur se takohej me persona që kanë precedentë penalë dhe angazhohen në fushatë.

Po ashtu gazetari shton se në videon, për të cilin Meta akuzohet, të ulur në tavolinë janë tre persona, por u dihet identiteti vetëm dy prej tyre; kreut të shtetit dhe Ramazan Troplinit.

Qetësohu Ilir. Ramazanit po ja ke marr tokën ktheja. Por nuk ka akuzuar njeri Ramazanin por ty qe vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerzit që u premton ti çlirosh nga drejtësia po u angazhuan në fushatë. Thellohu pak më shumë. Këtu psh jeni 3 vetë. Lere Ramazanin në hall të vet,”-shkruan Baze.

POSTIMI I PLOTË:

Ditën e sotme, gjatë konferencës për shtyp Meta doli live me Ramazan Troplinin, duke treguar sqarimin e tij për akuzat e gazetës Tema se ai shoqërohet me subjekte të OFL. Meta tha se personi në video është Ramazan Topuzi dhe se nuk është i skeduar asnjëherë nga policia.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta mero baze meta dhe ofl ilir meta mero baze meta dhe ofl

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 09:19

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta paralajmëroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të distancohet nga urdhërat e qeverisë. M...