Sport

Johnson kundër Agnellit: “Brexit nuk ka asnjë lidhje me largimin klubeve angleze nga Superliga”

21 Prill 2021, 15:38 Nga DOSJA

ANGLI – Downing Street, rezidenca dhe selia e kryeministrit anglez, ka hedhur poshtë prerazi pretendimet e presidentit të Juves, Andrea Agnelli, në një intervistë dhënë për Reuters.

Në të ai kishte deklaruar se kundërshtimi i kryeministrit Boris Johnson ndaj Superligës ishte motivuar nga frika se përfshirja e gjashtë klubeve angleze (Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal) në një iniciativë europiane, mund të interpretohet si një shuplakë ndaj “Brexit”.

“Kryeministri, – tha një zëdhënës i kryeministrit Johnson, – e ka bërë shumë të qartë pse qeveria britanike ka ndërhyrë, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u siguruar që 6 klubet e futbollit të tërhiqeshin nga projekti. Arsyet kanë të bëjnë, – e mbylli ai – me rëndësinë që ka futbolli zemra e komuniteteve tona në të gjithë vendin”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arsenal boris johnson chelsea liverpool manchester united tottenham arsenal boris johnson chelsea liverpool manchester united tottenham

Sondazh

Poll