Politike

Ambasadorët, MESAZH për 25 prillin: Grupet e armatosura nuk mund të mbrojnë votën, askush s’është mbi ligjin! Fushata s

22 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA
Ambasadorët, MESAZH për 25 prillin: Grupet e armatosura nuk mund

TIRANË– 72 orë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, dhe ndërkombëtarët kanë nisur me shpërndarjen e mesazheve të rëndësishme për politikën dhe popullin. Të gjithë ambasadorët e huaj në vend u kanë kërkuar qytetarëve që të mos e falin apo shesin votën e tyre dhe të vendosin vetë për të ardhmen e vendit.

Po ashtu ambasadorja Kim komentoi edhe masakrën e Elbasanit duke bërë thirrje për veprimin e institucioneve të drejtësisë, duke shtuar se askush s’është mbi ligjin! Në fjalën e saj për mediat, Kim foli për masakrën e Elbasanit që ndodhi një ditë më parë dhe bëri thirrje për ndëshkimin e autorëve duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin.

Ambasadorja Kim shtoi se është totalisht e papranueshme që grupe të paautorizuara dhe të armatosura të mbrojnë votën e qytetarëve duke theksuar kështu se qëndrimi i SHBA-vë është kundër Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Në fjalën e saj, Kim falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për thirrjet e tyre për paqe, duke mos përmendur emrin e Presidentit Ilir Meta. 

Më pas ambasada amerikane shpërndau një paralajmërim për qytetarët duke u kërkuar që të qëndrojnë vigjilentë në vendet e votimit dhe të shmangin zonat ku ka demonstrata.

Ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbardhur bisedën e zhvilluar sot me ambasadorët. Në një deklaratë për mediat, bashkë me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, thanë se kanë besim se gjithçka do të jetë gati për 25 prill. Soreca tha se Europa po vëzhgon të gjithë procesin dhe se rëndësishme është që në Shqipëri të shmanget dhuna gjatë fushatës zgjedhore dhe pas saj. 

Nga ana tjetër, prezenca e OSBE gjithashtu komentoi vrasjen e Elbasanit, ndërsa shtoi se fushata zgjedhore nuk duhet që të njolloset me gjak e dhunë, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë krimin e ndodhur. Ndërsa edhe kryeprokurori Olsian Çela ka përcjellë një mesazh për të gjithë vartësit e tij duke i paralajmëruar se zvarritjet e proceseve në lidhje me zgjedhjet nuk do të tolerohet, duke kërkuar marrjen e masave për të siguruar transparencë në përputhje me ligjin.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasadoret ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021 ambasadoret ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll