Politike

Betejë e ngushtë për Korçën! PS ka vendosur Niko Peleshin në “vijën e zjarrit”, PD dhe LSI synojnë të marrin më sh

22 Prill 2021, 06:56 Nga DOSJA
Betejë e ngushtë për Korçën! PS ka vendosur Niko

KORÇË– Partia Socialiste ka fituar gjashtë mandate në Korçë përgjatë tre zgjedhjeve të kaluara, por ruajtja e mandatit të gjashtë në zgjedhjet e vitit 2017 u realizua me një rezultat shumë të ngushtë ndërsa disa qindra vota më pak në zgjedhjet e së dielës mund t’i sjellin asaj humbjen e mandatit që synohet të mbrohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Qarku i Korçës ka 286 mijë votues të regjistruar ndërsa në zgjedhjet e kaluara morën pjesë 132 mijë vetë, me një rënie masive në krahasim me vitin 2013. Në këtë qark do të dalin 11 deputetë, gjë që e bën veçanërisht të rëndësishme për palët në garë që të kujdesen për çdo votë të mundshme.

Në vitin 2017, partitë aktualisht në opozitë, PD, LSI dhe PDIU morën në Korçë së bashku 63,500 vota ose 800 vota më shumë se sa Partia Socialiste dhe nëse do të garonin bashkë, opozita do të kishte shanse më të mira për të marrë 6 mandate, pasi mandati i njëmbëdhjetë dhe i fundit i shkon partisë që ka qoftë edhe një votë më shumë se sa partitë e tjera. Por fakti që LSI dhe PD me aleatët e tjerë garojnë veçmas, e bën mandatin e 11 më të arritshëm nga socialistët.

Shumë gjëra do të varen nga numri i votave që do të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në vitin 2017, kjo parti mori në Korçë 19 mijë vota, e barabartë kjo për 1.7 mandate. PD mori vota sa për 3.7 mandate ndërsa PS mori sa për 5.5 mandate. Formula Dhond’t i dha socialistëve 6 mandate si partia më me shumë vota ndërsa votat e PD+LSI humbën. Kjo sugjeron që PD dhe LSI, të cilat kanë deklaruar aleancë qeverisëse paszgjedhore në rast se fitojnë zgjedhjet, do të duhet të koordinohen shumë saktë me votuesit e tyre me qëllim që të mos djegin vota.

Natyrisht që zgjedhjet e vitit 2017 nuk janë referenca më e mirë për ndarjen e votave për shkak të pjesëmarrjes veçanërisht të ulët në ato zgjedhje. Pjesëmarrja në Korçë ka qenë 52% më 2009 dhe 54% më 2013 ndërsa pjesëmarrja në masën 47% më 2017 gërryu vota nga Partia Demokratike ndërkohë që PS ruajti pak a shumë të njëjtat vota si më parë. Për rrjedhojë, niveli i pjesëmarrjes pritet të përcaktojë shumë nga shanset e palëve për të fituar Korçën.

Partia Socialiste ka synuar të ruajë mandatin e gjashtë duke vendosur Niko Peleshin, ish-kryebashkiak i Korçës dhe ish-zëvendëskryeministër në “vijën e zjarrit”. Në vend të parë dhe të sigurt, gjendet Enslemvera Zake, aktualisht administratore e Universitetit Fan Noli të Korçës. Blerina Gjylameti, e cila ka studiuar ekonomi dhe ka qenë pedagoge në Universitetin Skënderbej para se të bëhej politikane, garon në vend të dytë ndërsa mjeku Ilirian Pendavinji është në vend të tretë. Ilir Topi, një punonjës i tatimeve në Tiranë është i katërti në listë ndërsa Olta Xhaçka është e pesta.

Demokratët kanë vendosur në vend të parë dhe të sigurt Edmond Spahon, politikan në Tiranë ndërsa Sorina Koti, pedagoge e Universitetit të Korçës garon në vend të dytë. Ervin Salianji dhe ish-kryetari i Bashkisë Bilisht Bledjon Nallbati, garojnë në vend të tretë dhe të katërt ndërsa Seladin Jakupllari, mjek nga Pogradeci, garon në vend të pestë.

LSI synon të mbajë mandatin e vet të Korçës me Endrit Braimllarin, një ish-këshilltar në KESH dhe drejtor në OST.

Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike korce niko peleshi zgjedhjet 25 prill 2021 korce niko peleshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta pas masakrës së Elbasanit. I ftuar në Real Story, Rama tha se komentet ...