Politike

Meta në fushën e futbollit në Vlorë: Rinia vlonjate do shpartallojë bandat e “Astirit” dhe horrave të Rilindjes

22 Prill 2021, 07:58 Nga DOSJA
Meta në fushën e futbollit në Vlorë: Rinia vlonjate do

VLORË– Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë. Ai ka ndarë video nga momenti kur takon të vegjëlit sportistë. Meta shkruan se do rikthehet në fushën e talenteve të reja, për fitoren e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë.


Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore. U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë. 

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta pas masakrës së Elbasanit. I ftuar në Real Story, Rama tha se komentet ...