Politike

Zgjedhjet 25 prill 2021/ Zëdhënësja e KQZ-së: Do shpërndahen sot fletët e votimit dhe kutitë

22 Prill 2021, 08:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet 25 prill 2021/ Zëdhënësja e KQZ-së: Do

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 8 qarqe. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën, duke shpërndarë fletët e votimit, vulat, kutitë e votimit dhe të gjitha mjetet e tjera që duhen për ditën e votimit, të certifikuara nga KQZ. Ditën e nesërme do të shpërndahen për 4 qarqet e tjera, kjo u tha nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.


‘Materialet anti covid dhe sinjalistika dhe posterat janë vënë. Faza e dyte është shpërndarja e kamerave. Ndërkohë nesër do të shpërndahen materialet për katër qarqe të tjera, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë. Kjo do të kryhet në kohë rekord.‘- tha Hoxha.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen sot në 92 KZAZ-të e vendit nga mjetet e ushtrisë dhe do të ruhen nga ato deri në ditën e votimit më 25 prill.

LAJMI KRYESOR: 3 ditë para zgjedhjeve/ KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore, Ushtria i çon në 8 qarqet e vendit, nesër vijohet me 4 të tjerat!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike drilona hoxha zgjedhjet 25 prill 2021 drilona hoxha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta pas masakrës së Elbasanit. I ftuar në Real Story, Rama tha se komentet ...