Prokuroria verifikon kandidatin e Jozefina Topallit: Është dënuar me burg për falsifikim dokumentesh
22 Prill 2021, 08:46Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me kandidatin e Lëvizjes për Ndryshim, Adrian Gjoka. Në shkresën e dërguar sot, Prokuroria ka bërë me dije se nga hetimi i thelluar, Gjoka rezulton i dënuar por por pa vendim të formës së prerë.
Kandidati i partisë së Jozefina Topallit është dënuar me 3 muaj burg për Gjykata e Tiranës pasi akuzohej për falsifikim të dokumenteve.
“Vetëdeklarues, Adrian Vullnet Gjoka, kandidat për deputet i subjektit politik Lëvizja për Ndryshim. Nuk rezulton të ketë gjenealitete të tjera, nuk rezulton të jetë i dënuar, rezulton të ketë qenë person nën hetim dhe i akuzuar për kryerje të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe për këtë është i dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e rrethit Tiranë me vendim gjyqësor jo përfundimtar,”-shkruhet ndër të tjera në shkresën e Prokurorisë.
Nga e njëjta forcë politikë për verifikim është dërguar edhe emri i kandidatit tjetër, Dashamir Tahiri por ende nuk ka një përgjigje për të.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta denoncoi sot se bandat e Durrësit po shantazhojnë qytetarët për llogari të Partisë Socialiste dhe kandidatit Lefter Koka. Meta...
TIRANË– 3 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 8 qarqe...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 8 qarqe. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën, duke shpërndarë fletët e voti...
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë. Ai ka ndarë video nga momenti kur tak...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nënshkruar marrëveshjen me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Basha u sh...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një tjetër video, që sipas tij nxjerr një tjetër dështim të kryeministrit Rama, teksa na n...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte vendimmarrje e tij vendosja e karantinës me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ...