Politike

Karantina me Greqinë rrezikon votën e Tavos? Rama: S’është vendimmarrja ime! Hera e vetme kur kam ndërhyrë tek Komiteti

22 Prill 2021, 05:56 Nga DOSJA
Karantina me Greqinë rrezikon votën e Tavos? Rama:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte vendimmarrje e tij vendosja e karantinës me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, por e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Teksa gazetari Sokol Balla e pyeti për një shqetësim që LSI ka ngritur për këtë fakt se mosardhja e emigrantëve nga jashtë rrezikon votën e kandidatit të tyre, Vangjel Tavo, Rama tha se edhe Niko Peleshi u mërzit.

Ai tha se e vetmja herë kur ka ‘ndërhyrë’ tek Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte për rastin e Kosovës.

“Nuk i mohoj të drejtën askujt, pasi kjo nuk është vendimmarrja ime. Ka vetëm një ndërhyrje timen, parimore, të prerë nga lartë qysh në ditën e parë. Qysh në ditën e parë kur na erdhi kjo mortje. Ua kam thënë atyre në diskutimin që kemi pasur. Iu kam thënë se diskutoheshin kufijtë, hyrjet, daljet, dhe fillimisht që një mbylle e madhe iu kam thënë; shikoni këtu, nuk duhet të ndodh që Kosovën ta shihni si shtet tjetër, Jo më! Se pati një moment që u mbyll. Ky ka qenë diskutimi. Ka ndodh diçka, a ishte nga ana e atyre a ne. S’jam shumë… i kam thënë se; ju lutem shumë që kini parasysh që Kosova nuk është shtet tjetër në këtë luftë të përbashkët për shëndetin dhe që i ka rënë gjithë dynjasë.”, tha Rama.

Balla: Ça do të thotë kjo?

Rama: Kjo do të thotë ça thash unë. Gjykojeni mirë apo gabim

Balla: Po nuk është korrekte

Rama: Po s’është korrekte. As nëse jemi dy shtete. Se korrte është…Ajo që është vendosur karantina për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, është se kam pasur reagime dhe nga deputetet e PS. I kam thënë; Mos më thoni mua. Niko Peleshi nuk ka qenë i lumtur për këtë gjë. Kush e ka me zemër dhe kush vjen si patriot, vjen dhe voton. Më kupton.

Balla: S’voton dot..

Rama: Teoria që; ne na pengoi karantina, është një marrëzi e vërtetë. Ça baze tjetër mund të ketë Nuk i ndruheni faktit se nga Kosova mund të vijnë votues që …
Të vijë kush të dojë dhe të bëjë ça të dojë. Dmth jo që të futet në furgonat e LSI dhe vjen dhe i merr jetën ndonjë tjetri. Komiteti mund të bëjë ça të dojë mund të mbyll e hap kufijtë, por tek Kosova nuk do të toleroja, do flisja. Për Albin Kurtin nuk flas, Skam asnjë koment.

Marre nga Balkanweb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta pas masakrës së Elbasanit. I ftuar në Real Story, Rama tha se komentet ...