TIRANË– Tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe ‘bëmat’ nuk kanë të sosur. Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga dita e zgjedhjeve, disa incidente të rënda kanë ndodhur në vend në vetëm 24 orë.
E fundit dhe më e rënda deri tani është masakra e ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, aty ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi i forcave RENEA-s, Arbër Paplekaj. Në sulmin e ditës së djeshme mbetën të plagosur dhe katër persona të tjerë.
Po ashtu, mbrëmjën e djeshme një tjetër incident politik u regjistrua. Luan Tare, anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim u dhunua në mënyrë barbare. Vetë Tare ka dëshmuar se është rrahur nga vëllai dhe nipi i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Tashmë ai ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Sikur mos të mjaftonin ngjarjet e tilla, Lëvizja Socialiste për Integrim u përplas ditën e djeshme me Bashkinën e Fierit për banderolat e vendosura. Këto të fundit u hoqën nga punonjësit e Bashkisë dhe kjo solli reagimin e ashpër të kandidatëve për deputetë të LSI-së.
Plagosja e ndodhur në Kavajë më 19 prill aty ku mbeti i plagosur Bledar Okshtuni, vjeç, sekretar pranë zyrave të Partisë Demokratike po ashtu ishte një ngjarje e rëndë gjatë kësaj fushate. Në orën 19:00 në lagjen numër katër në Kavajë, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), një person me precedentë të theksuar kriminalë është futur në zyrat e PD-së, aty ku i shoqëruar nga Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, dhunuan dhe plagosën Okshtunin.
Shpresojmë që ecuria e zgjedhjeve në vijim të jetë e qetë dhe pa asnjë incident të rëndë siç ishin rastet e mëparshme.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi dhunoi dje një 36-vjeçar në fshatin Vaqarr të Tiranës. Mbrëmjen e djeshme...
SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit ka shtuar këtë javë të paktën 116 vende në listën e atyre ku këshillon të mos udhëtohet, duke futur Britaninë, Kanadanë, F...
POLIÇAN– Anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Tare i cili është dhunuar mbrëmjen e djeshme në mënyrë barbare është dërguar në spitalin e Trau...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdite...
TIRANË– Ish-nëndrejtori i Policisë, Shkëlqim Pepkolaj ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Ai ka ndarë një...
Muaji mars i këtij viti pa një rritje të dukshme të numit të aksidenteve në raport me marsin e vitit të shkuar. Ky kërcim me më shumë se 83 për qind lidhet me f...
TIRANË– Artan Hoxha ka dhënë ‘alarme të forta’ për ngjarje kriminale në Shqipëria, gjatë periudhës së zgjedhjeve. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kelmend Xhaferrin, i cili është shpallur në kërkim për masakrën e...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e sotme në Elbasan. Hoxha tha se Xhuvani është ndaluar ng...