Aktualitet

Incidenti në Vaqarr! Dhunoi Bledar Gogën, mendoi se po shpërndante ushqime për fushatë, procedohet Florenc Hoxha. Rama: Nda

22 Prill 2021, 06:24 Nga DOSJA
Incidenti në Vaqarr! Dhunoi Bledar Gogën, mendoi se po

TIRANË– Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi dhunoi dje një 36-vjeçar në fshatin Vaqarr të Tiranës. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, një kamion i ngarkuar me ushqime është ndaluar nga Hoxha, i cili dyshoi se po shpërndaheshin për fushatë. 

Për të ndaluar “krimin zgjedhor”, ish- kreu i Policisë Bashkiake, i ka bllokuar rrugën mjetit të Bledar Gogës dhe ka dhunuar këtë të fundit, por rezultoi se ushqimet ishin të fondacionit të Elvis Naçit dhe do të shpërndaheshin tek besimtarët myslimanë për iftar. 

Sot për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar të gjithën si çmenduri të padëgjuar, ndërsa kërkoi qetësi nga të gjithë qytetarët. Sipas Ramës, e diela do të shënojë fundin e gjithçkaje. 

Ndërkohë ky nuk është incidenti i vetëm përgjatë vetëm një muaji fushatë elektorale. Dje, Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën. Po ashtu vetëm pak ditë më parë një plagosje ndodhi në zyrën e PD në Kavajë, ndërsa përplasje ka pasur edhe Poliçan.

(k.m/kle.mu;a.b./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar goga florenc hoxha ndihmat ne vaqarr zgjedhjet 25 prill 2021 bledar goga florenc hoxha ndihmat ne vaqarr zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll