Aktualitet

Dhunimi i anëtarit të LSI-së në Poliçan, 53-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë

22 Prill 2021, 06:08 Nga DOSJA
Dhunimi i anëtarit të LSI-së në Poliçan,

POLIÇAN– Anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Tare i cili është dhunuar mbrëmjen e djeshme në mënyrë barbare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Tare ka dëshmuar mbrëmjen e djeshme se është rrahur nga vëllai dhe nipi i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Tare u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku mori mjekimin e parë, ndërkohë që gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Familjarët kërkuan që ai të merrte mjekim më të specializuar duke kërkuar transportimin e tij me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat.

Mjekja Alma Caka nuk pranoi përdorimin e ambulancës për transportin e të dëmtuarit drejt qytetit të Beratit. Mjekja ka deklaruar se pas ekzaminimit të bërë prej saj rezulton se Tare ka marrë një hematomë të lehtë në krahun e majtë por nuk ka shembje të brendshme.

Familjarët e kanë nisur të afërmin e tyre me mjete private drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas skanerit të kryer në këtë spital ka rezultuar se i dëmtuari ka frakturë në kokë. Për këtë arsye, mjekët e Spitalit Rajonal Berat e kanë transportuar 53-vjeçarin Luan Tare në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tare ka thënë se personat në fjalë e kanë thirrur dhe e kanë dhunuar pasi mbante kapelen me simbolet e lSI-së.  Ngjarjen në fjalë e ka dënuar Presidenti Ilir Meta, i cili e ka takuar personalisht Taren dhe ka bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet anetari i lsi luan tare luan tare dhunohet anetari i lsi luan tare luan tare

Sondazh

Poll