Politike

21 Prill 2021, 20:47 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Met aka dënuar dhunimin e Luan Tares, anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ka folur më të plagosurin dhe ka mësuar se është sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

“Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare. Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij. I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës. I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë. Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!”- shkruan Presidenti Meta.

Luan Tare, anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim është dhunuar sot në mënyrë barbare. Dosja.al ka mësuar se vetë Tare ka dëshmuar se është rrahur nga vëllai dhe nipi i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dhunohet anetari i lsi luan tare ilir meta luan tare dhunohet anetari i lsi luan tare ilir meta luan tare

Sondazh

Poll