Politike

Presidenca sqaron foton e Metës me kapuç: Lokali është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, foto dhe vide

21 Prill 2021, 20:20 Nga DOSJA
Presidenca sqaron foton e Metës me kapuç: Lokali është

TIRANË– Presidenca ka sqaruar foton e Presidentit Ilir Meta që ka qarkulluar ditët e fundit, ku ai shihet veshur me një bluzë me kapuç.

Në një status në Facebook, zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se fotoja është shkëputur nga një filmim i kamerave të sigurisë së një lokali të kryetarit socialist në Gjirin e Lalëzit.

Sipas Blushit pamjet janë shpërndarë nga zëdhënësi i Bashkisë Këlcyrë për të krijuar hamendësime.

Statusi i plotë

Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku Presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit. Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime. Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan. Turp si përfundove kështu se ke patur goxha talent! Mjerë Bashkia e Këlcyrës për Zëdhënësin e saj. Për t’u qetësuar çoja SPAK-ut urgjent! Bashkëlidhur dhe video, që ka publikuar sot Gazeta e Bashkisë Këlcyrë!

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta tedi blushi ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:36

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka lënë të paqartë rolin që kishte Pjerin Xhuvani, i cili u vra sot, në Partinë Socialiste.I ftuar në Real Story, Rama tha ...