Politike

Me të nxira në trup e fytyrë, dhunohet brutalisht anëtari i LSI-së në Poliçan, dëshmia: E bëri vëllai dhe nipi i kryeb

21 Prill 2021, 20:17 Nga DOSJA
Me të nxira në trup e fytyrë, dhunohet brutalisht anëtari i

POLIÇAN– Luan Tare, anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim është dhunuar sot në mënyrë barbare. Dosja.al ka mësuar se vetë Tare ka dëshmuar se është rrahur nga vëllai dhe nipi i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Ai ka thënë se personat në fjalë e kanë thirrur dhe e kanë dhunuarpasi mbante kapelen me simbolet e lSI-së. Në fotot e publikuara më poashte shihen edhe shenjat e të nxirat në trupin e Tares që sipas tij, ia kanë shkaktuar vëllai dhe nipi i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj.

“Më thirri një person, u ktheva unë.Kur shikoj ishin këta, vëllai dhe nipi i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj. Më rrahën dhe me dhunuar sepse mbaja kapelen e LSI-së, e partisë ku bëj pjesë,“- ka thënë Tare. 

Tashmë Tare do tu nënshtrihet të gjitha analizave mjekësore për të kuotuar dëmet që ka shkaktuar dhuna në trupin e tij. Ngjarjen në fjalë e ka dënuar Presidenti Ilir Meta, i cili e ka takuar personalisht Taren dhe ka bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dhunohet anetari i lsi luan tare ilir meta luan tare dhunohet anetari i lsi luan tare ilir meta luan tare

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:36

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka lënë të paqartë rolin që kishte Pjerin Xhuvani, i cili u vra sot, në Partinë Socialiste.I ftuar në Real Story, Rama tha ...