Politike

“Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë”/ Fratari: Programi i PD i jep shumë përparësi kësaj fushe

21 Prill 2021, 20:10 Nga DOSJA
“Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë”/

TIRANË- Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari është shprehur se turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë në Shqipëri. Fratari ka vizituar ditën e sotme fshatin Shëngjergj në Tiranë, ku ka bërë thirrje se turizmi nuk do të fokusohet vetëm në bregdet por edhe në fshatëra dhe zona rurale. Ajo ka thënë se programi ekonomik i PD-së i jep shumë rëndësi dhe ide kësaj fushe.   

“Ta çojmë turizmin në çdo fshat dhe çdo familje fshatare. Vizitova një sipërmarrje agroturizmi në Shëngjergj të Tiranës, një nga fshatrat më të mrekullueshëm të Shqipërisë. Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë dhe PD e ka konsideruar atë promotorr të zhvillimit, duke parashikuar mbështetje maksimale. Ne do të punojmë fort, për ta nxjerrë turizmin nga vija bregdetare dhe për ta orientuar atë edhe drejt trashëgimisë kulturore dhe zonave rurale. Shëngjergji ka gjithëçka që i duhet një krahine për të pritur turistë. Ushqimi i mrekullueshëm, prodhimet e zonës organike, klima, mikpritja në familje, trashëgimia historike dhe kulturore, destinacione të mrekullueshme natyrore.

Por ajo që duhet bërë është përmirësimi i infrasturkturtës dhe mbështetje me projekte i për ta orientuar turizmin nga restorantet drejt familjeve, drejt shtëpive të banorëve të zonës, për ti dhënë jetë turizmit familjar, që njerëzit të shijojnë jo vetëm ushqimin e natyrën, por edhe mënyrën rurale të të jetuarit. Ne kemi një program ekonomik që i jep jetë shumë ideve në këtë fushë, ndaj ne u ftojmë banorët e Shëngjergjit dhe jo vetëm, që të mbështesin PD-në për zbatimin e ketij programi. Votoni nr 9, PD dhe Nr 34 Lediana Fratari”, është shprehur Fratari.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 19:36

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka lënë të paqartë rolin që kishte Pjerin Xhuvani, i cili u vra sot, në Partinë Socialiste.I ftuar në Real Story, Rama tha ...