Politike

Rama i prerë: Nëse PS nuk merr 71 mandate largohem nga politika, nuk ka bashkëpunime nga halli

21 Prill 2021, 20:37 Nga DOSJA
Rama i prerë: Nëse PS nuk merr 71 mandate largohem nga politika, nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lajgimin e tij nga politika. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se nëse Partia Socialiste nuk do të marrë shumicën e votave dhe nuk do të mund të qeverisë e vetma, ai do të preferonte të largohej nga drejtimi i partisë.

Rama shtoi se bashkëpunim nga halli ai nuk do të bëjë me asnjë parti, por që këtë përgjegjësi, do t’ia kalojë dikujt tjetër.

“Nëse PS nuk merr shumicën (71 mandate) që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegoj dikujt tjetër. PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë. Bashkëpunim nga halli unë s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar kur kam hyrë në këtë rrugë, do ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri dhe që ta ndash mendjen se mes të parës dhe të bërës është det i tërë në mes. Kjo është arsyeja sepse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll