Politike

Së shpejti nis “Defender 21″/ Yuri Kim: Marinarë, ushtarë dhe avionë të SHBA do zbarkojnë në Shqipër. Bashkë krah p

21 Prill 2021, 11:53 Nga DOSJA
Së shpejti nis “Defender 21″/ Yuri Kim: Marinarë,

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka konfirmuar mbërrijen e trupave ushtarakë në Shqipëri në javën e parë të muajit maj. Me anë të një postimi në Facebook, Kim shkruan se forcat amerikane dhe ato shqiptare do të punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake.

“Lajm i mirë: Presim të mirëpresim disa gjeneralë të SHBA në Shqipëri në javën e parë të majit si pjesë e Defender21. Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të SHBA dhe Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake. #KrahPerKrah,”-shkruan ambasadorja.

Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti. Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike defender 21 yuri kim defender 21 yuri kim

Sondazh

Poll