Politike

De Biasi vëzhgohej nga patronazhistët e PS, ironizon Ilir Meta: Pse habitesh mik i dashur, çdo votues duhet të ketë një sp

21 Prill 2021, 11:37 Nga DOSJA
De Biasi vëzhgohej nga patronazhistët e PS, ironizon Ilir Meta: Pse

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi është zbuluar se edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta ironzon duke thënë se ai nuk duhet të habitet, pasi është shtetas shqiptar dhe çdo votues duhet të ketë një spiun nga pas.

Postimi i Metës: 

“Pse habitesh i dashur miku i të gjithë shqiptarëve Gianni De Biasi? Si të mos kesh edhe ti një spiun kur je edhe shtetas shqiptar dhe kur çdo votues duhet të ketë një spiun nga pas?”, teksa ka postuar edhe lajmin për patronazhimin e  De Biasit.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektronik rezulton se De Biasi ka qenë nën patronazhin e Alban Hoxhës, ndërsa nuk dihet nëse ky emër përkon me atë portierit të Partizanit, apo është një person tjetër. Ndërkohë që në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri me shtetësi shqiptare, sot nën drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit, e ka pritur me humor, duke e quajtur patronazhistin e tij, spiun.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gianni de biasi ilir meta skandali me te dhenat personale gianni de biasi ilir meta skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll