Aktualitet

FOTOT para gjyqit/ Emiliano Shullazi merr përforcime, kërkon lirinë, sjell në Shqipëri avokaten amerikane, ja kush do ta mb

21 Prill 2021, 08:41 Nga DOSJA
FOTOT para gjyqit/ Emiliano Shullazi merr përforcime, kërkon

TIRANË– Emiliano Shullazi kërkon lirinë dhe për ta mundësuar këtë, ai ka punësuar për mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane. Bëhet fjalë për Lambrini Nassis, e cila do të punojë për lirinë e tij bashkë me Vladimir Meçen. Nassis është një avokate greko-amerikane dhe do të paraqitet sot në seancë për herë të parë për të vijuar me procesin që ishte bllokuar prej janarit të vitit 2019.

Shkak i shtyrjeve kryesisht kanë qenë kërkesat e avokatëve për largim të gjyqtarëve nga trupa, apo dhe dorëheqjet e vetë gjyqtarëve të çështjeve.  Aktualisht në Apelin e Posaçëm, dosja e Shullazit po gjykohet nga Artur Kalaja, Astrit Kalaja dhe Miliana Muça.

Grupi i Shullazit është dënuar nga Gjykata e shkallës së Parë dhe po përballet në Apel, ku ka nisur një ‘telenovele’ me shtyrje seancash. Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Ndërkohë që së fundmi ndaj tij janë ngritur edhe akuzat për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emiliano shullazi lambrini nassis emiliano shullazi lambrini nassis

Sondazh

Poll