E rëndë në Has! Po ushtronte dhunë ndaj nënës, vëllai plagos vëllanë, dërgohet me urgjencë në spital
21 Prill 2021, 08:14Nga DOSJA
HAS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has të Kukësit ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me thikë nga vëllai i tij.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak se 27-vjeçari ishte duke dhunuar nënën e tij, dhe kjo ka bërë që vëllai i tij ta qëllonte me thikë.
Autori është arrestuar nga ana e Policisë, ndërkohë që i plagosuri është duke marrë mjekim në spitalin e qytetit të Krumës.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë.
Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.
Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.
Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.
Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODËR– Policia e shtetit ka shkatërruar grupin kriminal në Shkodër të cilët shpërndanin lëndë narkotike. Kështu në pranga kanë rënë Artan Marku, Gë...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim k...
VLORË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shitblerja e votave në Vlorë. Bëhet e ditur se pas sekuestrimit të telefonave janë zbuluar se ka pasur biseda ...
TIRANË– Një person është plagosur me sende të forta në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pas një sherri me dy persona të tjerë ditën e djeshme.Policia ka...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për arrestimin e Ndriçim Jonuzit (Tahir...
Të paktën 20 centrale të rinj kanë hyrë në prodhim gjatë vitit të shkuar nga të çilët 18 në hidro dhe dy fotovolatikë.Fuqia e instaluar e tyre në total l...
TIRANË– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e tre autorëve të cilët plagosën sekretarin e PD-së në Kavajë. Kështu bëhet e ditur se Nd...
Zëri i Amerikës: Zoti Gjeneral! Stërvitja “Defender Europe 21”është vlerësuar si më e madhja, që është zhvilluar ndonjëherë më parë në këtë rajon. A mund të na ...