Politike

Rama: Maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është misioni ynë! Po vazhdojmë luftën e egër, si mund të themi boll?

21 Prill 2021, 10:39 Nga DOSJA
Rama: Maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është misioni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se misioni që ata kanë është që Shqipëria të ngjitet në maja. Ndër të tjera, ai tha se do të vazhdojnë luftën që kanë.


Rama: Beni tha se më ka takuar një herë dhe më ka bërë pyetjen a lodhesh. Unë lodhem, po kush nuk lodhet. Ja, zbriti poshtë dhe doli andej. E kishte zërin më të cliruar. Ee , aty do kthehet prap me 25 prill. Po thoja që kush nuk lodhet kur punon dhe kur ka barrë të madhe për të mbajtur, jo vetëm për vete.Nuk besoj se nuk ndodnjë prind që nuk lodhet. Nuk besoj se ka ndonjë prind që të nesërmen nuk ngrihet përseri herët në mëngjes dhe për të punuar pa u lodhur derisa në fund të dirtës të ndihet prapë i lodhur dhe prapë bën të njëjtën gjë. Sot kemi shumë arsye për ti thënë vetes ulemi dhe bëjmë muhabet. Po si mund të themi ne boll, kur maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është misioni ynë. Si mund të themi ne boll kur sot vihet në provë karakeri ynë. Si mund të thuhet kur po vazhdojmë një luftë të egër, të një tërmeti që do kishte gjynjëzuar një elefant. Dhe për të dalë nga tuneli i një pandemie, aty ku ne nuk jemi as më të pasurit, sot jemi në fashën e parë bashkë me të tjerë që janë shumë më të mëdhenj se ne. Si mund të themi ne boll?

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne tirane zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 10:28

TIRANË– Kandidati për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tvo, ka denoncuar një shkelje sipas tij, ku qytetarët që vijnë nga Greq...