Aktualitet

Shkatërrohet banda kriminale në Shkodër! Finalizohet operacioni ‘Perash’, sekuestrohen 20 kg drogë, mijëra fara kanabis

21 Prill 2021, 08:01 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda kriminale në Shkodër! Finalizohet operacioni

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.

Janë arrestuar Artan Marku, Gëzim Sufaj, Drilon Halilhakaj dhe Arjan Gjergji. Ndërkaq janë sekuestruar 20 kg lëndë kanabis, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 telefona. Të arrestuarit kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur, në kërkim Dodë Frroku.


Këtij të fundit, iu sekuestruan 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan gjergji artan marku dode frrok drilon halilhakaj gëzim sufaj operacioni perash arjan gjergji artan marku dode frrok drilon halilhakaj gëzim sufaj operacioni perash

Sondazh

Poll