Politike

‘Ça është kjo gjë?’, Artan Lame tregon telefonatën urgjente nga Rama: Sa batërdi dëgjon në ditë ai, doli dhe kjo e

21 Prill 2021, 09:02 Nga DOSJA
‘Ça është kjo gjë?’, Artan Lame tregon

TIRANË– Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar sërish pas publikimit të përgjimeve për mashtrimin me legalizimet. Në një intervistë të dhënë për “Breaking”, Lame ka treguar edhe komunikimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama. 

Kreu i Kadastrës është shprehur se Rama e kishte marrë menjëherë në telefon, duke e cilësuar gjithë çfarë kishte ndodhur një “batërdi”. Ndërkohë që është shprehur i gatshëm të paraqitet edhe në prokurori, nëse do të kërkohet që të japë versionin e tij.

“Po kam folur. Shprehu shqetësimi, ca është kjo gjë. E kupton sa batërdi dëgjon ai në ditë dhe 30 minuta pasi doli kjo e imja, dolën ca të tjera, imagjinonin sa batërdiset koka e tij. U nxor përgjimi, dy ditë para zgjedhjeve, pa thënë kohën kur është bërë, kjo është e zeza,“-tha në fjalën e tij Lame.

INTERVISTA E PLOTË:

Pse del para zgjedhjeve?

Duhen pyetur ata që e nxorën dhe mos më pyet mua. Po nuk do shumë mend që e bëjnë për të futur në panik publikun.

Çfarë mendoni?

Nuk mund ti heq asnjë fjalë, por është e manipuluar, se mund të ketë qenë një bisedë normale, dhe është shumë e lehtë të keqinterpretosh. Aty jemi në 2017, po bëhej diskutim që me ligjin në fuqi, kemi bërë aq, dhe pjesa tjetër e ndërtimeve nuk mund të legalizohet dot me atë ligj, dhe po tua themi këtë palës tjetër bëhet mish për për top populli, se do thonë ua bëjmë ne. Mua më kuptojnë ata që kanë hall prone, se të sheh në sy, dhe po i the që halli jot nuk bëhet, ai vritet, dhe sikur Miloshevici t’i thojë bëhet ai do bëhet me të. Kjo ka qenë batuta ime, Tani unë nuk mund tu them 100 mijë njerëzve që nuk bëhet, se bëhen mish për top për palën tjetër. Prandaj them që duhen bërë ndryshime ligjore. Dhe kjo ndodhi, në këto vite ne mblodhëm problematika dhe e zgjidhim me ligjin 20.20. Unë aty them që është kriminale të legalizosh në zona të mbrojtura , zona të ndjeshme, prandaj gjetëm zgjidhje te 20, 20.

E shihni si sulm politik?

Po natyrisht që po, se vetë kjo çështje u kthye në politike. Secila palë bën llogaritë e veta. Prandaj them që është shumë e lehtë të më bësh mua goditje poshtë brezit,se unë jam shumë i hapur.

Jeni thirrur nga prokuroria?

Po për çfarë do më thërrasin, ajo është e vërteta të gjitha, jam i hapur. Por ama ta vënë në kontekst. Aty them unë përshembull rrangalla llamarine, po ti i sheh ato dhe ne atëherë hodhëm një ide që t’i skualifikonim në grup. Dhe e vendosëm që jo s’do e bëjmë në grup, po secilën sipas ligjit. Dhe ju e shikoni se si herë pa herë IKMT prish kioskat. Kështu që SPAK le të hetojë nëse do, se nuk do më pyesë mua. I them opozitës të shohë problemet që unë thoja aty me atë çfarë parashikon ligji.

Keni biseduar me Ramën pasi doli kjo gjë?

Po kam folur. Shprehu shqetësimi, ca është kjo gjë. E kupton sa batërdi dëgjon ai në ditë dhe 30 minuta pasi doli kjo e imja, dolën ca të tjera, imagjinonin sa batërdiset koka e tij. U nxor përgjimi, dy ditë para zgjedhjeve, pa thënë kohën kur është bërë, kjo është e zeza.

Dje, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan lame edi rama pergjimi i lames artan lame edi rama pergjimi i lames

Sondazh

Poll