Politike

4 ditë para zgjedhjeve, Rama akuza të forta nga Fushë-Kruja, sulmon Bashën: Bën fushatë me ata të “bingove”, dikur vr

21 Prill 2021, 08:33 Nga DOSJA
4 ditë para zgjedhjeve, Rama akuza të forta nga Fushë-Kruja,

FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të kundërshtarit të tij politik, kreut të opozitës Lulzim Basha. Në fjalën e tij nga një aktivitet politik në Fushë Krujë, Rama tha se Basha po bën fushatë me banditë që fshihen pas xhamave të zinj të makinave.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se “të skeduarit” mezi presin që Basha të vijë në pushtet në mënyrë që të rikthejnë aktivitetin e tyre të paligjshëm, ndërsa akuzoi drejtorët e Policisë se kishin dekonspiruar operacionet e zhvilluara në kohën e PD-së. Sipas tij, ndaj edhe kishin ndodhur edhe vrasjet e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Rama nuk harroi pa përmendur edhe presidentin Ilir Meta, duke shtuar se ai sillet si diversant e shkon i maskuar me kapuç te Gjiri i Lalzit, ndërkohë që akuzon socialistët si fuksa. Më pas, numri një i socialistëve do vijojë takimet elektorale në Tiranë dhe në Fier.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne fushe kruje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne fushe kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll