Bota

‘E kam parë hartën…’/ Ivica Daçiç i përgjigjet Ramës: E respektojmë Bosnjen, jemi kundër krijimit të ‘Shqipëri

21 Prill 2021, 08:28 Nga DOSJA
‘E kam parë hartën…’/ Ivica Daçiç i

BEOGRAD– Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me hartën e rë të Ballkanit që po qarkullon në media, e që mendohet se është projekt i Sllovenisë. 

Në një intervistë të dhënë për “Aljazeera“, Daçiç është shprehur se nuk e ka të qartë se çfarë ka parë Rama nga homologu i tij slloven, Shqipërinë apo Serbinë e Madhe. 

“Ne qëndrojmë për Marrëveshjen e Dejtonit, duke ruajtur integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, barazinë e tre popujve dhe dy entiteteve dhe ne jemi kundër krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Ne jemi gjithashtu për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, e cila nuk është ‘e thyer’ nga ndonjë akt ndërkombëtar. Kujtojmë që Kosova nuk është njohur as nga Kombet e Bashkuara dhe as nga BE,”-tha Daçiç në një intervistë me Al Jazeera. 

Por për çfarë bëhet fjalë?

Dokumenti u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Nga mediat u raportua se harta e ndryshuar e Ballkanit iu dërgua kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Por Jansa e mohoi, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi kujdes me deklarata të tilla, duke ngitur shqetësimin për nisjen e një lufte mes vendeve. 

Pak ditë më parë, në një intervistë televizive, Rama tha se hartën e ka parë edhe më parë pasi ia kishte treguar homologu slloven, Janez Jansa. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni edi rama ivica dacic letra per kufijte e janez jansa edi rama ivica dacic letra per kufijte e janez jansa

Sondazh

Poll