Bota

FDA bllokon një fabrikë vaksinash të Johnson & Johnson, 15 milion doza u shkatërruan pasi u kontaminuan aksidentalisht

21 Prill 2021, 07:05 Nga DOSJA
FDA bllokon një fabrikë vaksinash të Johnson & Johnson, 15

SHBA– FDA i kërkoi kompanisë me bazë në Baltimorë, Emergent BioSolution që të ndalojë prodhimin e vaksinës Johnson&Johnson.

Kjo vjen pasi një gabim në strukturë bëri që rreth 15 milion doza të vaksinës të shkatërrohen muajin e kaluar. Më 12 Prill, FDA filloi një inspektim të ambientit Bayview të Emergent.

Sipas mediave vendase, më 16 Prill, me kërkesë të FDA, Emergent ra dakord të mos fillojë prodhimin e materialit të ri në strukturë dhe të karantinojë materialin ekzistues të prodhuar atje në pritje të përfundimit të inspektimit dhe sanimit të ndonjë gjetjeje që rezulton.

“Ky inspektim është duke vazhduar. Ndërsa ne presim reagimet e plota të FDA, ne jemi duke punuar me J&J dhe FDA në forcimin e zinxhirit të furnizimit për këtë vaksinë shumë të rëndësishme. Supozohej se ishte gabim njerëzor që shkatërroi 15 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson në fund të Marsit.”– tha kompania.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota “johnson & jonhson” koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba “johnson & jonhson” koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll