Bota

Olluri: Jemi një prej mediave më të kërcënuara në Kosovë, reagimi vjen pas zbarkimit të policisë në zyrat e gazetës p

21 Prill 2021, 07:19 Nga DOSJA
Olluri: Jemi një prej mediave më të kërcënuara në

KOSOVË-Parim Olluri, drejtor i ‘Insajder’ në Kosovë, foli për incidentet dhe ndërhyrjet e politikës në media.

I ftuar në A Show, ai foli dhe rreth situatës së ndodhur pak ditë më parë me median që drejton dhe Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia.

‘Jemi prej medieve më të kërcënuara në Kosovë. Para një muaji, një koleg është rrahur nga tre persona.  Ajo që tha Vitia në konferencë për shtyp ishte ofendim. Jam marrë në pyetje nga policia dhe më pyetën kush është burimi i informatave.  Vetëvendosja ka bindjen që mediat do të arrijnë ta rrëzojnë nga pushteti pas 4 vitesh. Njerëzit po i bëjnë presion medieve që të kërkojnë llogari për vaksinat. Ajo që ndodhi të shtunën, ardhja e policisë së Kosovës ishte derivat i politikës.’– u shpreh Olluri.

Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Për pasojë furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator.

Pas hulumtimit, ministri Vitia doli me një konferencë për media duke e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin e Insjaderi, duke mos dhënë asnjë kundërargument e duke u arsyetuar se të njëjtat janë konfidenciale. Menjëherë Vitia kërkoi nisjen e hetimeve ndaj Gazetës ku Policia e Kosovës ka marrë në pyetje Ollurin dhe ka kërkuar burimin e informacionit.

Por, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sqaruar përmes një komunikate tjetër se hetimet për veprën penale në fjalë do të bëhen ndaj personave zyrtarë dhe jo ndaj gazetarëve dhe mediave.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arben vitia parim olluri vaksinimi ne kosove arben vitia parim olluri vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll